SPB Tetovë njofton se janë ndaluar pesë shtetas të Shqipërisë në Gostivar, për shkak se kanë qëndruar të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
“Me datë 25.09.2024, në ora 19:00-21:00, në rrugën ,,Bregu i Vardarit” në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga DPB-Gostivar kanë arrestuar personin L.V. (24), I.S.(55), L.B.(62), V.B.(30) dhe D.B.(57) të gjithë nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qëndruar të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ata janë ndaluar në stacionin policor për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë.