Për shkak të reshjeve të borës në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet qafës malore Strazhë, nga ora 07:45 është vendosur ndalesë trafiku për automjete të rënda (kamionë). Gjithashtu, ndalim ka për kamionë në qafën malore Preseka, seksionin Mavrovë-Dibër dhe pikën kufitare Strugë-Qafë Thanë, njoftuan nga Ndërmarrja Publike Makedonijapat dhe LAMM.
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


