
Në rrugët në shtet, përveç në pjesët lindore po bie borë me intensitet të dobët. Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Në qafën malore Gjavatë dhe në aksin Mavrovë – Dibër ka ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese, ndërsa mjegull me dukshmëri prej 100 metrave ka në Pletvar. Komunikacioni në aksin Kërçovë – Gostivar përmes kalimit malor Strazhë është normalizuar për kamionë në të dy drejtimet.
Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve nëpër rrugë.
Jashtë mjediseve të qytetit intensiteti i komunikacionit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.