Shtatë fitore të vendasve dhe vetë një e ekipit mysafirë është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Ekipi i Milwaukee ka shënuar fitore të thellë në përballjen me Detroit në transfertë me rezultatin 150-130. Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 12 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Bogdanoviq për vendasit.
Pa probleme fiton edhe Utah Jazz ndaj Charlotte me rezultat 120-102. Më efikas ishte Markkanen me 25 pikë e 11 kërcime.
Skuadra e Orlandos sot bë befasinë më të madhe duke e mundur Boston me rezultat të thellë 113-98. Banchero me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Orlando. Fitore me vlera arriti skuadra e Houston, që mundi Minnesotan 119-114. Jalen Green realizoi 42 pikë për skuadrën teksane dhe ishte më miri në këtë ndeshje.
Memphis pësoi humbjen e tretë radhazi , kësaj radhe nga Sakramento me reultat bindës 133-100.Më efikas ishte Lyles me 24 pikë. Chicago mundi Atlantan me rezultat 111-100. me DeRozan ishte autor i 26 pikëve për Bulls.
Rezultatet e sotme:
Detroit – Milwaukee, 130-150
Orlando – Boston, 113-98
Chicago – Atlanta, 111-100
Houston – Minnesota, 119-114
Utah Jazz – Charlotte, 120-102
Portland – San Antonio, 147-127
Sacramento – Memphis, 133-100
Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/