Ish drejtori INQF “Vardar Film”-Shkup Z. Naser Curri tashmë i nominuar për drejtor të shtëpisë memoriale “Nënë Tereza” në Shkup, sot ka dorëzuar 80 libra në shtandin e hapur nga Forumi Rinor i Alternativës në Kumanovë.
Në këtë mënyrë ai është bërë pjesë e aksionit duke ndihmuar në rregullimin e një biblioteke në shkollën e fshatit Sopot.
Naser Curri publikisht iu është falënderuar edhe dr.Azam Dautit për përkrahjen e vazhdueshme që i bënë kulturës, por në veçanti për përkrahjen në libra edhe në këtë aksion.
Përndryshe, Naser Curri njihet në opinion si një person i kulturës dhe librit, i cili është aktiv në të gjitha aktivitetet kulturore që organizohen në Maqedoninë e Veriut e më gjerë.