Në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup u mbajt manifestimi qendror për faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Gjatë ceremonisë u kënduan Kur’an dhe ilahije në disa gjuhë. Në ceremoninë e faljes ishin të pranishëm një numër i madh i besimtarëve, mes të cilëve edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, i cili njëherësh drejtoi faljen e namazit.
Hytben e Bajramit, në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi nxënësi i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Orhan Zendeli, ndërsa në të qëndronte porosia se sapo është kaluar një ramazan me plot lutje dhe ibadet, me mesazh mirësie.
Në mesazhin të cilin Zendeli e lexoi në tre gjuhë, konkretisht shqip, maqedonisht dhe turqisht tha se “Sot festojmë Bajramin e Ramazanit e cila manifeston kënaqësinë tonë të qenurit musliman”.
Edhe në xhamitë tjera të Maqedonisë në prani të madhe të besimtarëve musliman u fal Fitër Bajrami.

