Kryetari i partisë Alternativa në Kumanovë, Mr.Nagri Rexhepi sot ka reaguar pas arrestimit të ish ushtarit të UCK-së, Tomor Morina, transmeton Almakos.
Rexhepi, shkroi se Qeveria e RMV nuk duhet që të bjerë pre e fletarresteve të pakuptimta.
“ Pse qeveria e RMV bie në grackën e fletarresteve të pakuptimta nga Serbia për ish ushtarët e UÇK-së? Kësaj radhe bëhet fjalë për arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së Tomorr Morina në RMV në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar që nga koha e Millosheviçit.
Si pikë e parë Tomorr Morina është shtetas i R. Kosovës e jo i Sërbisë.
Pastaj Tomorr Morina ka lëvizur nëpër shumë vende Europjane dhe asnjë nga ato shtete nuk ju përgjigj këtij fletarresti ndërkombëtar të Sërbisë.
Dhe më e rëndësishmja është se praktikat e rasteve sikur: në Francë me Ramush Haradinaj, në Sofje to Bullgarisë me Agim Çekun, dhe disa raste tjera në shtete tjera ku me pas të arrestuarit e tillë janë lënë në liri duhet të jenë shembull për Ministrinë e Drejtësisë në RMV që të veprojë në mënyrë të ngjajshme.
Pres që qeveria e RMV menjëherë të reagojë me maturi sikur vendet tjera Europjane poashtu anëtare të Interpolit dhe në të njejtën kohë të tregojë se nuk bie në grackën e politikave ditore të Sërbise që me çdo kusht tenton të nxisë kriza në mes shteteve fqinje në rajon. “, shkroi Nagri Rexhepi.


