Kryetari i Alternativës, dega në Kumanovë, Nagri Rexhepi pas tubimit të sontëm në sallën e ish komitetit në Kumanovë me rastin e promovimit të emrit të ri të partisë Alternativa dhe zgjedhjeve presidenciale, në një prononcim për portalin Almakos deklaroi se Kumanova ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i Alternativës.
“Ky tubim kaq dinjitoz u realizua në këtë mënyrë falë organizimit dhe punës së palodhshme të aktivistëve tanë të dalluar dhe kryetarëve të nëndegëve. Kumanova është, ka qenë, dhe do të jetë e Alternativës. Ndërsa edhe AlternAtivA e di shumë mirë se Kumanova është bastioni i saj më i fuqishëm. Politikën ne e shohim si arenë ku duhet paraqitur vlera demokratike dhe ku duhet ofruar zgjidhje njerëzve që ne i përfaqësojmë. Në këto zgjedhje presidenciale përtej 3 emrave të kandidatëve unë i shoh 3 opsione për proçese politike. “, deklaroi Rexhepi për Almakos.
Nagri Rexhepi analizoi edhe opsionet e paraqitura në zgjedhjet presidenciale ku njëri prej tyre është retrograd dhe tërësisht i papranueshëm, tjetri bazohet mbi folklorizmat patriotike për poenë politik si dhe opsioni që i qëndron prapa edhe Alternativa e që është euro-integrues ku synon që Maqedoninë Veriore ta anëtarësoje në NATO dhe në BE dhe në këtë mënyrë të ndal shpërnguljen masive të gjithë qytetarëve në vend.
“Njëri opsione është krejt i papranueshëm dhe retrograd sepse bie ndesh me politikat euro-integruese dhe synon kthimin mbrapa të regjimit Gruevski.
Tjetri opsion mbështet proceset euro-integruese por e ka të pamundur fitoren, ndërsa në esencë nga partitë që e mbështesin atë opsion qëllim kryesor e ka përfitimin e poenëve politik dhe ngritjen e rejtingut të tyre.
Ndërsa nga ana tjetër opsioni qeveritar është opsion që mbështet proceset euro-integruese, hedh poshtë politikat e 12 viteve të Gruevskit, ka përkrahje të plotë nga faktorët më relevant të politikës brenda R. M. V. si dhe nga faktorët kryesorë të politikës ndërkombëtare që kanë ndihmuar shqiptarët në proceset me të rëndësishme në 30 vitet e fundit. “ , deklaroi Rexhepi për Almakos.
Në fund, Rexhepi vlerësoi se nuk është koha që të merremi me folklorizma patriotik dhe t`i afrojmë zgjidhje të paarritshme shqiptarëve, por duam të ecim para aty ku është Evropa, SHBA-të dhe ku po synojnë të janë edhe Kosova dhe Shqipëria.
“Prandaj ne si opsion politik nuk do të merremi me folklorizma patriotik apo të ju ofrojmë zgjidhje të paarritshme shqiptarëve, në nuk duam të fitojmë ndonjë poen politik në kurriz të qytetarëve tanë, por ne ofrojmë alternativë për votuesit tanë, ajo është zgjidhja më e mirë e mundshme për momentin, që të ftojmë shqiptarët që votën e tyre ta çojnë aty ku është proçesi euro-integrues, aty ku ecim bashkë me aleatët tanë Evropën dhe SHBA-të, aty ku synon të ecë edhe Kosova, aty ku tanimë 10 vite me sukses po ecë edhe Shqipëria. Dhe krejt në fund Kumanovarëve ju bëj thirrje që të mbështeten fuqishëm te AlternAtivA sepse kështu dalim fitues të gjithë.”, deklaroi Rexhepi./Almakos/