Deputeti aktual i Alternativës Hysni Ismaili në kohën kur ishte ministër i Kulturës (2019) realizoi ëndërrën për ndarje të 45 për qind nga buxheti i kulturës në Maqedoni për projekte kulturore shqiptare.
Deri atëherë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kishin shfrytëzuar asnjëherë më shumë se 5-6 për qind nga buxheti i paraparë për projekte kulturore, kurse ëndërra ishte që kjo për qindje të arrijë së paku në 25 për qind, sa ishin zyrtarisht shqiptarët me regjistrimin e vitit 2002.
Mirëpo Ismaili si ministër jo vetëm që e tejkaloi 25 për qindëshin, por gati e dyfishoi duke arritur në 45 për qind. Ishte kjo një freski e vërtetë për skenën kulturore shqiptare të lënë me dekada pas dore, e cila falë përkrahjes së ministrit të atëhershëm Ismaili, arriti të lulëzojë në vitin 2019.
Ismaili tani është kandidat i partisë Alternativa për nënkryetar të Kuvendit.
Kandidimin e tij e kundërshtojnë nacionalistët maqedonas, të cilët vlerësojnë se jo që nuk duhet të zgjidhet ministër, por Ismaili duhet të arrestohet për shkak të punës së tij sa ka qenë ministër. Këtë këtkesë, nacionalistët maqedonas e bazojnë në një padi të ngritur ndaj tij nga gjyqësori i kontrolluar politikeisht në Shkup.
Mirëpo Alternativa kundërshton këto pretendime të nacionalistëve maqedonas duke këmbëngulur që ai të zgjidhet nënkryetar Kuvendi dhe kjo pritet të ndodhë të premten.
Ndryshe në kohën e ministrit Ismaili janë realizuar shumë projekte të reja për kulturën shqiptare dhe vendin., Në kohën e tij u vendos gurthemeli i Pallatit të Kulturës në Bogovinë – fshati Kamjan, gurthemeli i ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, u ndihmua rindërtimii i Shtëpisë së Kulturës në Negotinë, kurse u filluan edhe shumë projekte tjera.