Sipas një burimi brenda BDI-së marrim vesh se pasi kanë vendosur të shkojnë me kandidat të vetin në zgjedhjet presidenciale, kryesia e ngushtë e BDI-së në këto momente është duke shqyrtuar shumë emra për kandidat të mundshëm.
Mirëpo siç meret vesh, në rrethin më të ngushtë të kandidatëve janë ish Zv/kryeministri Musa Xhaferi dhe presidenti i kompanisë së madhe Ecolog, biznesmeni Lazim Destani. Edhe Xhaferi edhe Destani kanë përkrahje të fuqishme nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kurse çka është më e rëndësishme, kanë edhe kapacitet të fortë finnanciar për të mbuluar harxhimet e fushatës.
Xhaferi dhe Destani nuk kanë përkrahje nga krahu ushtarak i BDI-së, që përkrah Hazbi Likën, mirëpo prap se prap mbeten kandidatët më seriozë të BDI-së. Edhe pse gjatë kohë ishte paralajmëruar se LSDM dhe BDI do të shkojnë në zgjedhje me kandidat të përbashkët konsensual, si duket marrëveshja ka dështuar në moment të fundit./Infomagazin.
Data 21.08.2026
Aktuale
- Lindja dhe vazhdimësia e gjallërisë së Pejgamberit a.s. në historinë njerëzore
- ‘Merita’ lajmërohet nga pushimet, po duket zonjë e rëndë
- Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada
- Temperatura mbi 40 gradë në Maqedoni, pas fundjavës do të ketë ulje
- Petrit Ndoci nuk rikthehet në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes, shpallet në kërkim nga autoritetet
- Rusia pretendon se situata e serbëve në Kosovë është bërë katastrofike
- Një muaj pas epidemisë në Gostivar, ISHP kërkon verifikimin e kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it
- VLEN: Për 14 jetët e humbura nuk mund të përgjigjet “kablloja”


