Në një intervistë për TvKoha Tetovë, Faton Murseli, doktor i sociologjisë në Universitetin e Tetovës u shpreh për ngjarjen e djeshme të dhunimit të të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë të Kosovës. Sipas tij, kjo situatë ka tre rafshe të këndvështrimit, e para se infermierja dhunuese tregoi pasoja të sëmundjes psiqike dhe se ajo duhet të shërohet, për këtë përgjegjësi kanë edhe institucionet që duhet të bëknë kontrolle rutinore shëndetësore për të gjithë punëtorët e sidomos ata që punojnë në shtëpi pleqsh që normalisht duhet të jenë shtëpi përmirësuese e rehabilituese. E dyta, se femra duke qenë kryeshtyllë e familjes dhe e shoqërisë nevojitet emancipim më i lartë i saj. Sipas murselit, normalisht në këtë situatë duhet të mbarojë koha e diskriminimit dhe duhet të fillojë koha e emancipimit për të cilën duhet të jenë kontribues të gjithë. Shtegu i tretë i pikpamjes të Dr. Sc. Faton Murseli është ai i mediave ku sipas tij mediat duhet të japin kontributin e tyre në promovimin e shembujve të mirë të personaliteteve dhe të familjeve. Gjithashtu është përgjegjësi e mediave promovimi i familjes tradicionale shqiptare që sipas Murselit është një vlerë për tërë shoqërinë shqiptare.
Data 18.03.2026
Aktuale
- Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë
- “Lagështia po më shkatërron banesën!”- Tarraca e pallatit e kyçur nga një person, konflikti për pronësinë mbetet i pazgjidhur
- Irani ka sulmuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në oborr të Alaksas
- Skemë për t’i shpëtuar drejtësisë? Erilinda Lala e Tatimeve zhduk gjurmët nga “2D Construction 2025” pasi firma fitoi projektin 10 mln euro
- Fronti Europian dorëzon Rezolutë në Kuvend për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës
- Kosova shpreh solidaritet me Emiratet e Bashkuara, dënon sulmet iraniane
- Tryeza e Salianjit, Shpend Gashi flet për sulmin ndaj News24: Te media ku punoj vjen njëherë në 2-3 ditë gjoba nga 1.5 mln euro
- Derivatet e naftës ulen për dy denarë në RMV


