Deputeti i VV-së Hekuran Murati ka arritur në Kuvendine Kosovës, ku pritet të avzhdojë seanca konstituive për të njëmbëdhjetën herë radhazi. Ai tha se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate e VV-së për kryeparlamentare.
Ndërsa tha se duhet të ndryshojë qendrimi i opozitës për të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Besoj që tashmë e dini propozimin e VV-së, që na takon si e drejtë kushtetuese. Është Albulena Haxhiu.
Ajo cfarë duhet të ndryshojë është qëndrimi për të bllokuar i opozitës, që tashmë jemi dëshmitar disa vazhdime radhazi që vazhdojnë të votojnë kundër apo të mos marrin pjesë në votim. Idea është që të ofrojmë dhe një mundësi tjetër votimi në pajtim dhe me frymen e kushtetutës dhe letren e presidentes që kërkon , që të gjindet rrugëdalje për mundësi për zhbllokim. Idea është që votimi i fshehtë do të ofronte mundësi më të mirë për shprehjen demokratike të vullnetit të lirë të secilit deputet dhe mendojmë që kjo do të ishte zgjidhje. Prandaj pse të mos i ipet një shansë dhe kësaj mundësie që të shihet nëse kjo e zgjdih situaten”, tha ai.