Ish gjyqtari kushtetues dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati thotë se është korrekte t’u lihet gjyqtarëve të vendosin dhe se duhet të shohim nëse nga seanca përgatitore e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e gjuhëve do të sqarohen çështjet kontestuese.
“Nuk është e përshtatshme të komentoj për atë çështje. E di, jam njohës i mirë, i ndjek gjërat…pas seancës përgatitore mundem më detajisht të shprehem, sepse është korrekte tani gjyqtarët të vendosin për atë çështje”, tha Murati, i cili është deputet nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, në kuadër të Koalicionit “Fronti Evropian”.
Murati, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në Kuvend tha se, ai si ish gjyqtar kushtetues e di vetëm mendimin e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve me kërkesë të Qeverisë, dhe se nuk di për mendim tjetër me kërkesë të Gjykatës Kushtetuese.
“Edhe në kohën time kishte bazë për seancë përgatitore. Gjykata Kushtetuese kishte seancë përgatitore për veprime ligjore procedurale, sepse e dini se rreth 30 ligje nuk ishin nënshkruar nga Kryetari dhe rikthimi. Një nga ligjet, që ishin kontestuese para Gjykatës Kushtetuese ishte edhe Ligji për gjuhët dhe Marrëveshja e Prespës dhe Gjykata atëherë vendosi të ketë seancë përgatitore, pikërisht për veprimet juridike të procesuara, por tani u dëshmua se gjykata ka nevojë, që është zyrtare të ketë seancë përgatitore edhe për pjesën materiale, brenda ç’farë shkruan. Nuk është e hijshme për mua të komentoj për atë çështje tani”, tha Murati.