Deputeti Hekuran Murati i ka bërë thirrje opozitës ta votojë kryetaren e Kuvendit.
“Besoj që gjithçka deri më tani e kemi bërë publike. E kemi edhe një vazhdim të radhës. Shpresoj edhe një herë që opozita të reflektojnë në mënyrë që të zhbllokohet procesi.
Nuk është e nevojshme çfarë po ndodh. Janë 120 deputetë, ka vullnet për të shkuar përpara.
Ka taktizime të panevojshme. Unë mendoj që cilado parti që bënë hapin të lëvizë tutje e të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit, do të ketë vlerësimin tek qytetarët. Besoj që as qytetarët nuk është se po kënaqen duke parë këto seanca”, tha Murati.