Uji vazhdon të mbetet problemi kryesor për banorët e fshatit Kalishtitë të Gostivarit. Banori i Riza Nazifi, thotë se nuk ka kuptim ky moskujdes i komunës, kur dihet se projekti kushton afërsisht 250 mijë mijë euro. Sipas tij, fshati ka nevojë për përmirësimin e kushteve për jetesë, sidomos për ujin për pije. Ai ka thënë se deri tash afër 350 familje kanë braktisur fshatin dhe kanë migruar.
“Nga ky fshat janë shpërngulur më tepër kohës së fundit, më tepër për shkak të infrastrukturës, kryesisht për rrugët dhe ujin për pije. Është shumë interesant të jetosh në Sharr dhe të blesh ujin prej në shitore”, tha Riza Nazifi, banor i fshatit Kalishtë.
Nazifi thotë se neglizhenca e partisë shqiptare në pushtet i ka lënë banorët e Kalishtit pa ujë dhe në mjerim të skajshëm.
“Në 2007 unë e nisa iniciativën për ta sjellë ujin në fshat e punuam 1640 metra për përques të gypave por atëherë ishte kjo parti që është sot në pushtet, kjo parti por tjetër kryesi, dhe ata nuk morrën iniciativën për ta kry punën e ujit në fshat”, deklaroi Nazifi.
Problem tjetër në fshat janë të diplomuarit të cilët qëndrojnë në shtëpi.
Hava Tahiri /SHENJA/
Mungesa e ujit, problemi kryesor për banorët e… by tvshenjaofficial