Rreth 130 mijë qytetarë të Maqedonisë përmes programit për zhvillim
të resurseve njerëzore financuar nga Bashkimi Evropian u rikualifikuan me çka fituan mundësinë të barabarta në tregun e punës, ndërsa grupet e rrezikuara të qytetarëve u integruan në shoqëri.
Bashkimi Evropian përmes instrumentit IPA e mbështeti programin për resurse njerëzore në suaza të së cilit u zbatuan 96 projekte dhe u mbështetën qytetarët e Maqedonisë përmes masave aktive për punësim, përmirësimin e njohurive dhe integrimin e kategorive të rrezikuara.
Euroambasaodri Samuel Zhbogar sot në Fakultetin Ekonomik në Shkup në ngjarjen kushtuar këtij programi, paralajmëroi se Bashkimi Evropian me përkushtim do të vazhdojë ta mbështete gjithpërfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik.
Për kryeministrin Zoran Zaev, tre parakushtet më të rëndësishme për jetë më të mirë të qytetarëve janë cilësia dhe arsimi i aplikueshëm, mundësitë e barabarta për të gjithë dhe spektër i gjerë i mundësive për punësim.
“Këto janë qëllime edhe të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë. Qëllime që i këmbejmë edhe me Bashkimin Evropian sepse këto janë qëllime të cilat e mundësojnë rritjen socio-ekonomike të vendit”, theksoi kryeministri Zaev, duke shtuar se në programin për rritje ekonomike dhe programin për masa
aktive për punësim kujdes i posaçëm u kushtohet grupeve sociale të ekspozuara rreziqeve dhe barazisë gjinore.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski vlerësoi se politikat e Qeverisë janë komplementare me politikat e BE-së dhe theksoi se në propozim-buxhetin për vitin 2018 parashikohet afro një miliardë denarë për masa aktive për punësim që është shumë më shumë se mesatarja në vitet e fundit.
Në ngjarjen, që u mbajt në suaza të fushatës “Besojmë tek Ty, investojmë tek Ty, BE për Ty!” u mbajt edhe panair i projekteve nga Programi për punësim, arsim dhe gjithpërfshirje sociale në të cilin u prezantuan mbi 45 projekte.