Bashkimi i tri partive shqiptare ASH, BESA dhe Alternativa në një koalicion duket i pa mundur. Sekretari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi për TV21 tha se nuk do të ulen në tavolinë me Besën, pasi siç tha, është filial i BDI-së.
Derisa bëhen kalkulimet nga ASH-ja për koalicion parazgjedhor, ka zëra se Alternativa po bisedon me LSDM-në, por këto zëra Zeqirija Ibrahimi dhe Muhamed Zekiri nga LSDM-ja i cilësuan si spekulime./Tv21