UNITETI nuk pajtohet me deklaratat e Vesel Memedit i cili pat thënë se Ali Ahmeti është kryeplaku i shqiptarëve, por sipas sekretarit gjereral të partisë UNITETI, deklarata e Memedit ndoshta është nxjerrë nga konteksti.
“Sigurisht se UNITETI nuk pajtohet. Megjithëse unë nuk jam i sigurtë se ai ka thënë se Ahmeti është kryeplaku i politikës shqiptare, mendoj se e ka thënë me një kontekst tjetër kundrejt negociatave shqiptaro-maqedone për formimin e Qeverisë sepse është njeriu i cili momentalisht po i udhëheq negociatat, por megjithatë këto sqarime duhet ai t’i jep. UNITETI aspak nuk pajtohet me këtë kategorizim për shkak se pjesa dërmuese e udhëheqësisë së UNITETI-t ka qenë në BDI dhe po ta kishte trajtuar Ahmetin si kryeplak, assesi nuk do të dilte të formonte parti dhe ta kundërshtonte fuqishëm në zgjedhje”, tha Ismaili në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA.
Powered by WPeMatico

