Sot më datën 20.02.2025 Muhafizi i madh i Shkupit Hfz. Isa Bekteshi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit në xhaminë qendrore të Hasanbegut promovoi Hafizin e ri Adis Gashi.
Po ashtu u bë duaja përmbyllëse e hifzit ku pjesëmarrës ishte Reisi i BFI-së në RMV haxhi Hafiz Shaqir Ef. Fetahu, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan Ismaili dhe dhjetëra hoxhallarë, hafizlerë dhe qindra mysafirë dhe xhemat nga i gjithë Shkupi.
Muhafizi Isa Bekteshi ka dhënë një kontribut të madh për jetën fetare në Shkup, ku me punën e tij të palodhëshme ka promovuar me dhjetra e dhjetra Hafizler në trojet Shqiptare në RMV dhe më gjerë.
Talebet – nxënësit e Muhafizit Isa Bekteshi kanë garuar në gara Kur’anore në arenën ndërkombëtare ku ka prej tyre që kanë zënë pozita të larta, ndërsa disa nga ish – nxënësit e tij ushtrojnë detyrën e Imamit në RMV.