Këshilltari Osama Muadini reagon për parkun e qytetit në Kumanovë, ai mes tjerash shkruan: “Përderisa parqet në pjesë të ndryshme të qytetetit të Kumanovës lulëzojnë nga investime të ndryshme nga ana e organeve kompetente komunale dhe kryetarit të deritanishëm, e njejta nuk ndodhi edhe me Parkun e vjetër të qytetit të Kumanovës. Me një numër simbolik të karrigeve sa per sy e faqe, me asfalt të ndërtuar që nga fundi i viteve të 90-ta, pa pemë e fidane të mbjellura, por të kalbura e të prera, pa kënde lojrash për fëmijë, pëveç këndit që u ndërtua me vetëiniciativë të qytetarëve para disa viteve, si dhe me ndriçim i cili më shumë nuk funksionon se sa funksionon.
Qytetarët e Kumanovës, e sidomos shqiptarët janë ata që e frekuentojnë këtë park më së shumti, me të drejtë thonë se me dekada komuna e Kumanovës e ka lënë pas dore këtë park dhe nuk investon as edhe një qindark të vetme, vetëm e vetëm se është në pjesën shqiptare.
Ndërsa, po të shkosh andej kah pjesa maqedonase ka më shum se dy apo tre parqe të rregulluara, me fusha futbolli e tenisi, kënde lojrash, ndriçim e shumë çka.
E përderisa jemi ne raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar Komune, ky park pret zgjidhje, që të rregullohet në tërësi, e qytetarët shqiptarë t’i gëzohen duke pasur edhe ata një vend ku njëkohësisht të pushojnë dhe të kenë hapësirë për rekreacion.
Ky që ishte derimë tani Kryetar, nuk e bëri, edhe pse ishte kërkuar nga ana jonë gjatë katër viteve, e kandidati tjetër e ka mundësinë që nëse bëhet kryetar, ta bëj dhe ta përmirësoj gabimin!“ shkruan ai në facebook profilin e tijë!
Data 21.03.2026
Aktuale
- Vazhdon kaosi me veturat zyrtare: MPB-ja filloi procedurën për regjistrin e ri, nuk ka afat kur do të përfundojë
- 21-vjeçari nga Shtipi “fluturon” me 105 km/h në mes të qytetit, sanksionohet nga policia
- 8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
- Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri
- Një fundjavë me diell dhe vranësira: Çfarë na pret?
- Bashkia ndërhyn në ish-Bllok, hiqen tavolinat dhe karriget e bizneseve që kishin bllokuar hapësirën publike
- Media britanike: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara
- Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën, zbardhet agjenda e diskutimeve të socialistëve


