MSH: Në spitalet në vend mjekohen 1.292 pacientë pozitiv ose të dyshuar për Kovid-19

MSH: Në spitalet në vend mjekohen 1.292 pacientë pozitiv ose të dyshuar për Kovid-19

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, që mjekohen në repartet e sëmundjeve infektive të kryeqytetit dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.292 dhe ka rreth 120 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide. Në 24 orët e kaluara, në kovid qendrat në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se kurohen gjithsej 825 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Pas raporteve të spitaleve, të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin në Manastir janë të shtruar 75 pacientë pozitivë dhe suspektivë për Kovid-19. Në Spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 56 pacientë.

“Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 39 pacientë, në Veles trajtohen 62 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 106 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër ka 105 pacientë, në Prilep 110, në kovid qendrën në Gostivar 49, ndërsa në Strugë 28 të sëmurë. Në Siptalin në Strumicë janë të shtruar 95 pacientë, në Koçan 24, në Kërçovë 17, në Kavadar 41, ndërsa në Gjevgjeli 10 persona pozitivë me koronavirusit. Kini parasysh se shifrat ndryshojnë nga ora në orë”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë ndaj koronavirusit, të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1.292 dhe ka rreth 120 shtretër të lirë në kovid qendrat.

Gjatë ditës, informojnë nga MSH, bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çfarë do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha pavijonet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore, në të cilat ka furnizimin me oksigjen.

Pavarësisht fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i kovid reparteve do të zgjerohet më tej.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 36 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat kovid në Shkup në 24 orët e fundit për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 467 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për KOVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.