Pasi protestuan para Qeverisë, pensionistët u takuan me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, në kërkim të një zgjidhjeje.
Nga ministria thonë se zgjidhjet sistematike u sigurojnë pensionistëve një jetë dinjitoze.
“Grupi i punës po punon për krijimin e masave afatshkurtra dhe afatgjata për pensionistët.
Është një zgjidhje sistematike, si ajo e mëparshme, me miratimin e metodologjisë së re për harmonizimin e pensioneve, e cila siguron rritje të vazhdueshme të pensioneve”, thonë nga Ministria.


