Deri në fund të vitit 2017 parashikohet që 41.562 persona të punësohen, projekt për të cilin janë siguruar 16 milion euro. Më së shumti përparësi, siç tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, do të kenë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, shkruan Almakos.
Në prezantimin të revizionit të Planit Operativ për këtë vit, ku pjesëmarrës ishin ministrja Carovska, përfaqësuesja e UNDP-së, Luisa Vinton dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, u tha se ndër prioritetet është edhe mbështetja e personave me aftësi të kufizuara. Sipas ministres Carovska , personave me aftësi të kufizuar do t’u mundësohet që të shfrytëzojnë grante prej 4,5 mijë eurosh për të hapur biznes të tyre ose për gjenerim të 150 vendeve të reja pune.
“Janë siguruar dy milionë euro shtesë. Grante do t’u jepen 140 persona të rinj të papunë për “start ap” bizneset me nga 10 mijë euro mjete të pakthyera, masën që në mikro dhe bizneset e vogla të mund të krijojnë 250 vende të reja pune. Gjithashtu, 400 persona do të kyçen në punën e dobishme shoqërore, me çka do të krijohen shërbime në nivel lokal, ndërsa në mënyrë shtesë mbi 1.000 të rinj do të marrin mbështetje aktive nga mentorë të rinj të biznesit me qëllim që të kenë karrierë më të suksesshme për biznes personal ose për punësim”- tha ministrja Mila Carovska.
Pikë e rëndësishme e këtij plani është edhe pjesëmarrja e barabartë e burrave dhe grave në shfrytëzimin e tij. Ky plan për herë të parë mundësojnë që të përfshihen edhe organizatat qytetare që t’i shfrytëzojnë masat aktive për punësim. Ndërsa, mes të tjerash u tha se rreth 5,5 milion euro do t’u vihen në dispozicion personave juridik, të cilët deri në fund të vitit do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare me qëllim që të hapin vende te reja pune.
Ky plan mbështetje mori edhe nga UNDP-ja. Luiza Vinton, përfaqësuese e UNDP-së në Maqedoni, tha se papunësisë është çështje urgjente për zgjidhjen e së cilës nevojitet përkushtim dhe punë e vazhdueshme.
“Papunësia në Maqedoni, është e ndërlidhur edhe me varfërinë, sepse vetëm 9 për qind e të punësuarve janë në rrezik nga varfëria, ndërsa tek të punësuarit rreziku i këtillë është katërfish më i madh, respektivisht është rreth 40 %. Mungesa e mundësisë për karrierë tek të rinjtë i nxit hapat e emigrimit, ndërsa hulumtimi i UNDP-së vitin e kaluar ka treguar se 61,5 për qind e të rinjve mes moshës 15 deri 29 vjeç e shikojnë të ardhmen jashtë Maqedonisë”- tha Vinton.
Vinton, më tej vlerësoi faktin që qeveria e shikon si një ndër masat parësore hapjen e vendeve të punës për të rinjtë. Ky plan sipas saj është në vijë me politikat evropiane, të cilat synim kanë të tregojnë se askush nuk lihet jashtë vëmendjes.
Afatet për aplikuar do të jenë të hapura deri në fund të vitit, kjo , siç tha drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, bëhet me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit për të punësuarit dhe punëdhënësit.
“Të drejtën për të aplikuar do ta kenë të gjithë personat e papunë, pavarësisht statusit si punëkërkues aktiv apo pasiv. Në periudhën e ardhshme ekipet tona do të jenë në terren me qëllim që të bëjnë informim të detajuar të të interesuarve”- tha drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska.
Në pyetjen e gazetarëve drejtuar ministres Carovska, se ku ndryshon plani aktual nga ai i vitit 2006 i cili është kritikuar nga opozita e atëhershme, ajo tha se dallimi është se të rinjve nuk u jepen kredi për fillimin e bizneseve, por u jepen grante të pakthyeshme.
Në këto masa parashikohet pagesa e faturave, ndihma në material dhe pajisje, por megjithatë personat që fillojnë biznes do të mund të përzgjedhin çfarë ju duhet fillimisht.
Evi Shkopi
Almakos.com