Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se deri më sot, në kuadër të procesit të evakuimit, në Ambasadën e Maqedonisë në Abu Dhabi janë regjistruar 505 shtetas të Maqedonisë, nga të cilët 458 qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç kësaj, 31 persona janë regjistruar nga Kuvajti dhe 14 persona nga Bahreini. Në Doha, deri më sot, janë regjistruar 141 shtetas të RMV-së.
“Personat që kanë shprehur gatishmërinë për t’u evakuuar nga Izraeli pritet të fluturojnë për në Shkup me një aeroplan qeveritar në pasdite. Kjo do të përfundoj plotësisht procesin e kthimit të të gjithë qytetarëve që kanë kërkuar evakuim nga Izraeli. Në ditët në vijim, pritet kthimi i shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe shtetasve që ndodhen në Katar, Bahrein dhe Kuvajt, për të cilët është planifikuar kthimi me fluturime të organizuara përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite”, informon Ministria e Punëve të Jashtme.
Procesi i evakuimit po zbatohet sipas një plani të hartuar tashmë, në përputhje me kushtet e sigurisë dhe në koordinim me institucionet kompetente, thonë nga MPJ.


