Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë reaguar pas informacioneve të shumta të publikuara në lidhje me dërgimin e diplomatëve në Misionet Diplomatiko-Konsullore. Nga MPJ njoftojnë se aktualisht konsull i përgjithshëm në Nju Jork është Jordan Panev, për të cilin nuk planifikohet zëvendësim i parakohshëm.
“Duke qenë se bëhet fjalë për informacion konfidencial, ju njoftojmë se aktualisht Republika e Maqedonisë së Veriut ka konsull të përgjithshëm në Nju Jork, Jordan Panevin, i cili është diplomat karriere dhe është zgjedhur në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore. Ai aktualisht është në mes të mandatit të tij dhe nuk është planifikuar një zëvendësim i parakohshëm për momentin”, njoftojnë nga MPJ.
Ndryshe Qeveria në një mbledhje të mbyllur, me propozim të ministrisë së Jashtme, ka konfirmuar propozimin që Besmira Ejupi të dërgohet për konsul gjeneral në Nju Jork, si një propozim i BDI-në, shkruante Zoom.mk.