Është shqiptuar masë urgjente për largimin e një autori të dhunës në familje nga shtëpia e tij në Shkup, njoftoi sot në mëngjes Ministria e Punëve të Brendshme.
“Dje nga ana e Njësitit për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup është paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Civile Shkup për masën urgjente të largimit nga shtëpia të L.B. (68) nga Shkupi për shkak të dhunës familjare. Më 09.03.2026 në orën 22:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria L.B., duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare në zonën e Kisella Vodës ka bërë kërcënime me send të fortë ndaj djalit të tij 35-vjeçar.
Nga Gjykata është përgatitur aktvendimi me të cilin personit L.B., si ushtrues së dhunës familjare i shqiptohet masë urgjente për mbrojtjen nga dhuna familjare – largim nga shtëpia në kohëzgjatje prej 30 ditësh..


