Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë ka shpallur konkurs për punësim me të cilën kërkon të angazhojë gjithsej 39 persona.
Ekonomistë, juristë, persona me fakultet të mbatuar të sigurisë, persona me fakultet të mbaruar nga fusha kompjuterike janë profilet të cilat MPB kërkon ti punësojë.
Në vazhdim e keni bashkangjitur fotografinë në të cilën tregohen kushtet të cilat i kërkon MBP për ti punësuar në këta vende pune.
Në bazë të nenit 71 dhe 72 të Ligjit për Punë të Brendshme (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 42/2014, 116/2014, 33/2015, 5/2016, 120/2016, 127/2016,142/2016, 190/2016 dhe 21/2018), në lidhje me Rregulloren për mënyrën e selektimit dhe zgjedhjes të personave të cilët lidhin marëdhënie pune në Ministrinë për Punë të Brendshme (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 13/2015, Ministria për Punë të Brendshme shpall
Për pranimin e 39 kandidatëve për punë( praktikantëve fillestarë- pa përvojë pune) me arsim sipëror, shkalla VII/1 (studime katërvjeçare) ose së paku 180 kredi sipas KEST-it në lëminë dhe 8 praktikantëve me arsim të mesëm të mbaruar(në lëminë), edhe atë:
I.1. – 30 praktikant me Fakultet të mbaruar nga lëmia e sigurisë;
I.2. – 4 praktikant – Fakultet Juridik të mbaruar;
I.3. – 3 praktikant me Fakultet Ekonomik të mbaruar;
I.4. – 2 praktikant me Fakultet të Teknologjive Informatike të mbaruara nga lëmia e teknologjisë informatike, elektronikës, telekomunikimeve, automatikës, ose intelegjencës specialiste.
II.1. – 8 praktikant- me arsim të mesëm të mbaruar të shkollave elektro-teknike ose arsim tjetër të mesëm në lëminë;
1. Kandidatët duhet ti plotësojnë kushtet e përgjithshme:
-të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë;
-të jetë i moshës madhore;
-në mënyrë aktive të zotërojë gjuhën maqedonase;
-të ketë aftësi shëndetësore dhe psiko-fizike;
-me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos ketë të shqiptuar dënim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë apo detyrës;
-në kontrollin për siguri të jetë e vërtetuar se nuk ekziston rrezik sigurie nga punësimi i personit;
2. Kandidatët duhet ti plotësojnë edhe kushtet e posaçme:
-njohuri themelore të gjuhës angleze(njohja e gjuhëve tjera botërore do të konsiderohet përparësi);
– njohja e punës me kompjuter;
3.Kandidatët e interesuar duhet ti dorëzojnë këto dëshmi për plotësimin e kushteve të parapara, në origjinal apo kopje të vërtetuara te noteri:
-diplomë apo vërtetim për mbarimin e shkallës së arsimit,
-certifikatë nga libri amë i të lindurve,
-dëshmi se me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë apo detyrës,
-certifikata dhe diploma për mbarimin e kurseve dhe trajnimeve profesionale, dhe
– biografi të shkurtër (CV)
Kandidatët janë të obliguar në fletëparaqitje ti cekin edhe këto të dhëna:
-numrin e vendit të punës për të cilin paraqitet në pajtim me pikën I dhe II nga shpallja;
-emri dhe mbiemri, numri personal i qytetarit, data dhe vendi i lindjes, adresa dhe vendbanimi, cilit komunitet i takon;
-shkalla e fundit e arsimit të mbaruar (diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm dhe diploma-vërtetime për mbarimin e arsimit sipërorë);
-njohja e gjuhëve të huaja;
Me fletëparaqitjen kandidati mundet ti theksojë arsyet për aplikim, çfarë pret nga puna dhe qëllimet në karierë si dhe të parashtrojë edhe dokumente tjera nga interesi i tij.
– Kandidatët për punësim përveç të tjerave është e nevojshme të posedojnë edhe aftësi dhe shkathtësi të tjera për punë në ministri, edhe atë:
-aftësi të shkëlqyeshme ndërnjerëzore
-orientim ndaj palëve
-aftësi për punë në ekip
-shkathtësi organizative
-aftësi për punë nën presion dhe respektimin e afateve të parapara
-sjellje profesionale dhe sjellje pozitive ndaj punës
4. Procedurën për selektim të kandidatëve e zbaton Komisioni për Selektim i formuar nga ana e ministrit në pajtim me dispozitat e Ligjit për Punë të Brendshme (“Gazeta Zyrtare e RM-së ” nr. 42/2014, 116/2014, 33/2015, 5/2016, 120/2016, 127/2016, 142/2016, 190/2016, dhe 21/2018) dhe Rregullorja për mënyrën e selektimit dhe zgjedhjes të personave të cilët lidhin marëdhënie pune në Ministrinë për Punë të Brendshme (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr 13/2015) dhe e njëjta zbatohet në këto faza:
-selektim administrativ;
-testim me shkrim(test profesional);
-test psikologjik;
-kontrollë sigurie dhe
-kontrollime mjekësore
5. Selektimi i kandidatëve do të realizohet në mënyrë të testimit për aftësinë e tyre profesionale për pjesën për të cilën kanë aplikuar.
6. Ministria për Punë të Brendshme do të realizojë kontrollë sigurie të kandidatëve të paraqitur, në bazë të dhënies së pajtueshmërisë paraprake nga ana e kandidatit. Nëse i njëjti e refuzon kontrolloimin e sigurisë do të konsiderohet se nuk i plotëson kushtet për themelimin e marëdhënies së punës në ministri.
7. Kontrollimet shëndetësore në procedurë për selektimin për kontrollim të aftësive shëndetësore dhe psiko-fizike të kandidatëve vërtetohen nga ana e Komisionit të Shëndetësisë të formuar nga Ministri i Punëve të Brendshme.
8. Dokumentin për dëshmimin e shtetësisë të kandidatit e siguron Ministria për Punë të Brendshme sipas detyrës zyrtare.
9. Pas realizimit të selektimit, kandidatët e zgjedhur lidhin marrëveshje për punësim me Ministrinë për Punë të Brendshme. Pas kalimit të periudhës për aftësim profesional kandidatët do të sistemohen në vende përkatëse në Ministrinë për Punë të Brendshme.
10. Fletëparaqitjet me dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen deri tek Arkivi i Ministrisë për Punë të Brendshme, Arkivet e Sektorëve për Punë të Brendshme (Shkup, Kumanovë, Veles, Manastir, Shtip, Strumicë, Tetovë dhe Ohër), çdo ditë pune nga ora 07 e 30 deri në orën 16 e 30 minuta ose me postë në adresën rr. “Dimçe Mirçev “nr 9, Shkup me emërtim ( shpallje për punësim).
11. Afati i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm është 15 ditë, duke e llogaritur ditën e nesërme nga dita e shpalljes publike (duke mos e llogaritur ditën e shpalljes).
12. Dokumentacioni i cili nuk është dorëzuar në afatin e paraparë, i mangët, jopërkatës nuk do të shqyrtohet.
Inkurajohen kandidatët ta vizitojnë internet faqen e Ministrisë për Punë të Brendshmewww.mvr.gov.mk , ku edhe do të shpallet shpallja publike dhe ku mund ta zbresin fletëparaqitjen për punësim si dhe të marrin informata për funksionet, kompetencat dhe rrethit të veprimit të punës të Ministrisë për Punë të Brendshme.