Lidhur me informacionet që dolën në disa media për kinse shkelje të urdhrit për përdorim të veturës zyrtare, MPB ka informuar se Primisllav Dimovski, shef i “Alfave” ka të drejtë të përdorimit të veturës zyrtare 24 orë, transmeton Medial.mk.
“MPB është e njoftuar me lëvizjen dhe përdorimin e veturës në rastin konkret nga ana e shefit dhe informojmë se e njëjta është bërë për shkak të kryerjes së detyrave zyrtare”, thuhet në kumtesën zyrtare të MPB-së.
/Medial.mk/