Në stacionin policor Bit Pazar është realizuar bisedë me dhjetë
persona për incidentin e mbrëmshëm në bul.”Kërste Misirkov” në autobusin e NQP nr.50. Është biseduar me shtatë minorenë dhe tre të rritur, midis të cilëve edhe me shoferin e autobusit, informoi
Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.
Tre të lënduarit në rrahje pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën e urgjencës janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
MPB paraprakisht njoftoi se për incidentin në autobusin e qytetit është arrestuar edhe një person.
Siç informuan, një grup njerëzish mbrëmë kanë sulmuar udhëtarë në autobusin nr.50 të NPQ në bul.”Kërste Misirkov” në Shkup tek 26 Korriku, kanë shkaktuar aksident të autobusit dhe kanë vazhduar me rrahjen në stacion.
SPB-Shkup po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Vrasja e Pëllumb Metës, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Durrësit për Hygertën dhe Hysen Metën
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Gjashtë kandidatë për kryetar të Tetovës dhe 10 lista këshilltarësh
- E kërcënoi një person me armë plastike, arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”
- Vajzë 12-vjeçare sulmohet nga disa të mitur në sheshin e Tetovës
- Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë
- Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët