Policia e Gostivarit në një lokal në fshatin Çegran i kapi më shumë gra të cilat ilegalisht kanë punuar si këngëtare dhe valltare. Nga SPB Tetovë informojnë se në periudhën prej orës dy deri në katër pas mesnate, është zbatuar kontroll në objektin hotilerik “Bake-kom SHPKNJP” në pronë të A.N (47) nga ky fshat. Gjatë kontrollit, i cili është zbatuar në koordinim me Sektorin për krim ndërkufitar, migracion, të huaj dhe riatdhesim, në objekt janë kapur 13 gra, këngëtare dhe valltare, prej të cilave 10-të shqiptare dhe tre shtetase të Maqedonisë. Për shkak keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetaset e huaja janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policor në Gostivar për procedurë të mëtejme, derisa shtetaset e Maqedonisë, pas një kohe të shkurtër janë lëshuar.
Data 13.04.2026
Aktuale
- Pavarësia e gjyqësorit në Serbi nën presion të vazhdueshëm
- Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?
- Gjendjet një person i vdekur në Graҫanicë
- Dhunë në familje, në Prishtinë e Lipjan burrat rrahin bashkëshortet
- 5 qytetarë arrestohen për shkelje të rënda në trafik
- Trump sulmon Papën: Është i dobët, pa mua nuk do ishte aty
- “Gruevski nuk mund më të fshihet në Budapest”, thotë Filipçe
- Këmbimi valutor 13 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

