Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës ka realizuar një aksion të gjere policorë në 20 lokacione në qytete të ndryshme të vednit. Siç bëhet e ditur nga policia janë arrestuar 20 shpërndarës të drogës.
“Është gjetur dhe konsiskuar një sasi e madhe e marihuanës, rrënjë kanabisi, 22 paketime me heroinë, amfetaminë, materie tjera pluhur, materie të ngurtë, mjete me mbetje të materieve pluhur, mjete financiare, dy grimcues, tre peshore, 29 fishekë ndërsa u gjet edhe laboratory e improvizuar për prodhimin e kanabisit në rajonin e SPM Gjevgjeli”, u shpreh zëdhënësja e MPB-së Suzana Pranjiç Talevska.
Aksioni policorë ka fillaur nga ora 5 e mëngjesit me çrast janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte tjera në mbi 20 lokacione edhe atë pesë në Tetovë, dy në rajonet e Gjevgjelisë dhe Kërçovës, nga një në Shkup, Kumanovë, Strumicë, Shtip, Strugë, Probishtip, Berovë, Shën Nikollë, Manastir, Gostivar, Negotinë dhe Kavadar.