Njësiti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup ka shqyrtuar video materialet për identifikimin e pjesëmarrësve tjerë në dhunën e 27 prillit në Kuvend, ndërsa janë bërë edhe bastisje dhe biseda informative, kanë bërë të ditur nga MPB, transmeton SHENJA.
Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e katër personave nga Shkupi: A.D (43),S.P (51), A.M (22) dhe A.K (43).
Pas bastisjes tre prej personave (S.P., A.K., dhe A.M.) janë provuar nga liria, ndërsa pas urdhrit të prokurorit publik ata janë liruar.
Poashtu në bisedë informative janë ftuar edhe tre persona tjerë T.Z (50), M.P (22) dhe L.S. (42) të gjithë nga Shkupi.

