08 March
Ministria e Brendshme ka identifikuar njërin prej sulmuesve të gazetarëve të A1 ON në protestat e 28 shkurtit. Sipas burimeve të Alsat M, ndaj njërit prej të dyshuarve është ngritur padi penale nën dyshimet se ka kryer vepër penale: dhunë, në bazë të nenit 386 të Ligjit për procedurë penale. Nga MPB njoftojnë se hetimet për kapjen edhe të autorëve tjerë të mundshëm janë në vijim e sipër. Ndërkohë, jo zyrtarisht mësohet se ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, nesër (09.03.2017) do të zhvillojë një takim me kryetarin e SHGM-së Naser Selamani. Më 28 shkurt gjatë protestave ekipi i A1 ON derisa po tentonte të filmonte një aktivitet të protestuesve nga Porta Triumfale u sulmuan fizikisht nga disa protestues. Gazetari Aleksandar Todevski dhe operatori Vladimir Zhelçevski pësuan lëndime trupore.
Alsat-M

