Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka përfunduar raportin me hetimin e rastit të Sigurimit të brendshëm të Kuvendit, të cilët nuk dëgjuan urdhërat e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferri, për të larguar nga foltorja deputetin e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili po pengonte rrjedhën normale të seancës dhe nuk respektoi vendosjen e rendit nga kreu i Kuvendit Xhaferri. Nga ministria e Punëve të Brendshme, thanë se deri në fund të ditës sot raporti do të jetë gati, por se deri në këto momente nuk kanë informuar asgjë konkrete.
Pas incidentit që ndodhi në Kuvend, ku deputeti i opozitës Gjorçev nuk e lëshonte foltoren dhe fliste pa ia dhënë fjalën, nga MPB thanë për TV SHENJA se Sektori për kontroll të brendshëm ka filluar të hetojë rastin dhe do të përgatis raport.
TABELË: MPB (17.06.2017)
“Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së, e heton rastin dhe për një kohë shumë të shkurtër do të përgatis raport. Sa të jetë gati raporti, menjëherë do ta njoftojmë opinionin për detajet”.
Jozyrtarisht TV SHENJA mëson se përfaqësuesit e sektrorit për kontroll të brendshëm pranë MPB-së, kanë marrë në pyetje edhe përfaqësues të sigurimit të Kuvendit. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferri, një ditë pas incidentit, thanë se në bazë të rregullores për punën e Kuvendit, kryetari nuk mund të marrë masa ndaj sigurimit të Kuvendit sepse sigurimi i brendshëm i Kuvendit është në kompetenca të Ministrisë së brendshme, ndërsa kryeparlamentari, në bazë të rregullores për punën e Kuvendit, mund të marrë masa vetëm për ti marrë fjalën deputetit i cili shkel rregulloren e Kuvendit, përdor fjalor jopërkatës, flet jashtë temës së diskutimit, prish rendin e seancës dhe të tjera.
Mefail Isamili /SHENJA/
MPB ende nuk e ka gati raportin për incidentin… by tvshenjaofficial
Data 27.03.2026
Aktuale
- Burim Latifi në Bruksel merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E
- “Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes”, deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon biznesmeni: Kam heshtur jo nga frika, por…
- Vidhen para në xhaminë e Sllatinës së Tetovës
- FOTO/ Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune! Sekuestrohen 5 pistoleta, sasi e madhe valute dhe…
- Keqpërdorimet në shëndetësi, ministri Aliu paralajmëron masa parandaluese dhe ndëshkuese
- Italia e kishte dënuar për trafik droge dhe grabitje, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar! Ja sa burg do të vuajë
- (VIDEO) Mickoski: Po shqyrtojmë uljen e çmimit të akcizës dhe të marzhës për derivatet
- (VIDEO) Snopçe: Nuk është diskutuar asnjëherë shkrirja në BDI e ASH-së

