Sot (22.07.2022) zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër në SPB Shkup kanë ndaluar S.A.(48) nga Shkupi, duke vepruar sipas ankesave të qytetarëve të pranuara në ora 07:25 dhe 07:40, sipas të cilëve në një garazh shumëkatësh në afërsi të një qendra tregtare në zonën e Qendrës, u janë dëmtuar automjetet. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë dhe pas masave të marra është konstatuar se janë dëmtuar 18 vetura të pasagjerëve, të cilat kanë qenë të parkuara në garazhin shumëkatësh, thuhet nga zëdhënësja e MPB-së, Susana Pranjic Talevska. . Nga grupi inspektues është kryer kontroll dhe pas masave shtesë është konstatuar autori që ka shkaktuar dëmin, i cili është ndaluar në komisariat dhe me të është zhvilluar intervista zyrtare. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, sipas udhëzimeve të së cilës krimi klasifikohet në nenin 243 të K.Penal dhe po ndiqet me padi private dhe MPB do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit
Data 15.05.2025
Aktuale
- Limani: Nëse nuk gaboj, 4 deputetë të Frontit Europian i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare
- “Rama mund të bëhet mbret, por ta harrojë se mund të luajë me demokratët”, Paloka denoncim nga selia blu: Pesë vota, 500 mijë lekë, ja rasti konkret
- MPB: Ndalohen dy persona të kërkuar me fletarrest
- Gashi: Nuk ka arritur dorëheqja e Taravarit, nuk ka as propozim për guvernator
- U konstatua me mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson keq 66-vjeçari
- Tragjedi në Meksikë: Të paktën 21 të vdekur nga një aksident zinxhiror
- Ligji i ri për Energjetikë në përputhje të plotë me Ligjet dhe Direktivën Europiane për Energjetikë
- MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike