AKSION POLICOR NË NIVEL VENDI
MPB-ja ka njoftuar se gjatë së Premtes në rajone e të gjitha sektorëe për Punë të Brendshme në vend ka ndërmarrë aksione koordinuese për shkatërimin e shitjeve të drogës narkotike dhe tregtisë me armë zjarri.
SUZANA PRANJIQ TALEVSKA – ZËDHËNËSE E MPB-së
Nga ora 5.00 e mëngjesit së të Premtes në gjithë territorin e vendit janë kryer mbi 20 bastisje. Bastisje janë bërë në Tetovë, Gjevgjeli, Kërçovë, Shkup, Kumanovë, Strumicë, Shtip e qytete të tjera ku janë gjetur dhe konfiskuar sasi të mëdha të marijuanës, kanabis, 22 paketime me heroin, amfetamina si dhe para dhe municione armësh. Në Rajonin e Gjevgjelisë është zbuluar edhe një laborator I improvizuar për prodhimin e kanabisit.
Gjatë aksionit policor në nivel vendi, MPB-ja njofton se janë ndaluar 20 persona, kundër të cilëve, pas dokumentimit të rasteve do të ngriten kallëzime përkatëse. /KlanMacedonia/