Më 27.02.2025, rreth orës 01:00, në SPB Tetovë, I.H. (44) nga fshati Gajre, Tetovë, raportoi se në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, është djegur një motor me 4 rrota me targa gjermane, i cili ishte i ngarkuar në një rimorkio të parkuar.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve në Tetovë.
Në vendin e ngjarjes, inspektimin e kreu një ekip nga SPB Tetovë.