Alsat-M 2019-05-10T07:02:44+02:00
Moti sot në mbarë vendin do të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell.
Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të jetë mot i ndryshueshëm, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 7 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 10 deri 18 gradë celsius.



