Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Mëngjesi do të jetë i freskët. Gjatë ditës në disa vende do të ketë kushte për reshje të përkohshme shiu, posaçërisht në vendet malore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 13 deri në 21 gradë Celsiusë.
– Advertisements –
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 18 gradë Celsiusë.



