Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite në disa vende do të rriten vranësirat por pa rreshje.
Temperaturat ditore do të jenë në rritje dhe do të arrijnë deri 25 gradë celcius, ndërsa në Shkup deri 24 gradë. Ndërsa prej ditës së nesërme pritet të paraqitet erë e fortë, e cila do të vazhdojë deri ditën e hënë.