04 May
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, në orët e pasdites, me reshje lokale të shiut dhe bubullima, kryesisht në rajonet malore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të jetë prej gjashtë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 29 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i ngrohët me vranësira të vogla deri mesatare me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë Celsius.