27 March
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe malet, kryesisht në pjesën jugore të vendit, reshje të shiut dhe borës.
Do të fryjë erë mesatare në drejtim të veriut. Si rezultat i kalimit të sistemit frontal të ftohtë përmes rajonit tonë, sot temperatura e ajrit do të bien për 8 deri në 10 gradë në krahasim me të djeshmen. Temperatura minimale do të lëvizin prej zero deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri në 14 gradë Celsius. Më pas pritet stabilizim gradual dhe ngrohje të motit.