3 Janar 2019 / 8:00
Moti në Maqedoni sot do të jetëme vranësira dhe me reshje dëbore, posaqërisht pasdite. Reshje të borës pritet të ketë në veçanti në pjesën jugore dhe perendimore të vendit. Do të fryjë erë në drejtimin verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -9 deri 1 gradë ndërsa ajo e ditës prej 1 deri 5 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -2 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 1 gradë Celsius.
Në ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm. Nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell, por temperaturat do të ulen madje në minus 14 gradë celsius.
ALSAT


