10 September
Në mbarë vendin moti sot do të jetë me vranësira mesatare. Gjatë pasditet pritet rritje e vranësirave derisa në pjesët perëndimore të vendit nuk përjashtohen bubullimat dhe reshjet e shiut lokal.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga 12 gradë Celsius derisa ajo e ditës nga 21 deri më 28gradë Celsius.
Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira lokale. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 27 gradë celsius.

