23 June
Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët e tjera erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 31 deri 37 gradë.
Pason periudha e motit kryesisht stabil dhe shumë të ngrohtë. Temperaturat maksimale do të jenë mbi 30, ndërsa përgjatë Luginës së Vradarit edhe mbi 35 gradë. Gjatë ditës do të ketë dukuri të vranësirave mesatare, ndërsa është e mundur edhe dukuria e izoluar e reshjeve të shkurtëra të shiut. Më shumë kushte për mot jostabil do të ketë të shtunën dhe të hënën.
Për shkak të valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë (MSH) rekomandon shmangie të ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe qëndrimit në ambient të hapur prej orës 11 deri në orën 17, mbajtje e veshmbathjes së lehtë dhe me ngjyra të hapura, syze mbrojtëse dhe kapelë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngje, më mirë ujë i thjeshtë dhe shmangie e pijeve alkoolike.

