Sot paradite moti paraqitet me vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët dhe mesatarë në Veri dhe Qendër të vendit.
Sërish në mbrëmje dhe orët e natës pritet një fuqizim i lehtë i shirave në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen mesatarisht me 4 grad Celsius në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të zbresin në vlerat nga 2-20 grad Celsius.
Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.

