Sot në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 31 gradë.
Në Shkup, mot me diell me erë të lehtë. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 31 gradë.
Gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me rritje graduale të temperaturës së ajrit. Pastaj do të ketë rritje të vranësirave.