Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 25 deri në 30 gradë, shkruan Alsat.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 30 gradë Celsiusë./ Alsat.mk