Mungesa e borës në vendpushimet e skive në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ga goditur bizneset vendase që po tërheqin gjithnjë e më pak turistë.
Mungesa e borës ka goditur rëndë këto biznese të cilët po tërheqinin gjithnjë e më pak turistë.Disa vizitorë që kanë ardhur nga Shqipëria në Brezovicë mundën të shijonin vetëm pamjen pasi nuk patën mundësi për të bërë ski.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë atë që bën natyra, as ti dhe as unë. Problemi është se si drejtohet ky vend sepse ka një lift skish dhe nëse funksionon njerëzit mund ta përdorin atë dhe të bëjnë foto. Këta turistë udhëtuan këtu një rrugë të gjatë sepse kanë ardhur nga Shqipëria” – Mario Mocka, turist shqiptar.
Megjithatë, meteorologu Besim Aliu është optimist dhe thotë se temperaturat do të bien dhe bora do të fillojë të bjerë në fund të muajit.
”Ky fenomen po përsëritet çdo 3,6 apo 8 vjet. Një situatë të ngjashme kemi pasur në vitin 2016, pastaj në vitin 2009 nëse nuk gaboj. Këtë mot e kemi parë edhe më parë në Kosovë por në fund të këtij muaji do të kemi më shumë reshje. , temperaturat do të jenë më të ulëta dhe dimri do të jetë njësoj si vitet e tjera të mëparshme” – tha Besim Aliu, meterolog.
Në zonën e skive të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut fqinje, disa hotelerë në zonë po ofrojnë aktivitete të tjera si ecja në këmbë dhe çiklizëm malor.
”Ky do të jetë një sezon katastrofik. Mavrova është qendra më e madhe e skive në Maqedoninë e Veriut” tha Ognen Cigovski, menaxher i resortit te skive.
Moti i ngrohtë ka përfshirë gjithë Evropën për shkak të ndryshimeve klimatike.