Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në male do të bjerë dëborë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa më e fuqishme pritet të jetë në pjesët jugperëndimore dhe jugore të vendit, në disa momente me shpejtësi edhe mbi 90 km/orë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë, ndërsa e ditës prej tetë deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të përkohshëm. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.